Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pritet të largohet, Barcelona gjen zëvendësuesin e Nelson Semedo-s

Pritet të largohet, Barcelona gjen zëvendësuesin e Nelson Semedo-s

18:10, 17/09/2020

E ardhmja e Nelson Semedo te Barça mbetet e paqartë. Futbollisti portugez në fillim ishte i padiskutueshëm në formacionin e katalanasve, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe Semedo doli në merkato.

Megjithatë, interesimi për mbrojtësit në treg mbetet mjaft i lartë, veçanërisht nga skuadra të Premier League. Siç shpjegon Mundo Deportivo , drejtuesit e blaugranëve  tashmë e dinë me kë ta zëvendësojë atë në rast shitje.

Sergino Dest, futbollisti i Ajax, është i zgjedhuri nga drejtuesit e klubit katalanas për të zëvendësuar Semedon. Ronald Koeman donte ta thërriste Dest në kombëtaren Hollandeze, por 19-vjeçari vendosi të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara.

Ajax kërkon midis 20 dhe 25 milionë euro, por Barcelona preferon të vendosë një hua me një mundësi blerje, duke e lënë drejtuesit e ardhshëm të vendosin përfundimisht për të ardhmen e tij, në verën e vitit 2021. Hector Bellerin (Arsenal) mbetet një opsion, gjithmonë sipas medieve spanjolle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco