Marash Kumbulla flet fjalët e para si lojtar i Romës

Marash Kumbulla flet fjalët e para si lojtar i Romës

17:13, 17/09/2020

Ishte përfolur prej disa kohësh, por vetëm ditën e sotme u bë zyrtare. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla u transferua nga Verona te Roma. Saktësisht, 20 vjeçari është huazuar për 2 vite kundrejt 2 milionë €  .

Ekziston një mundësi blerjeje prej 13.5 milionë € plus 3.5 bonus dhe tre lojtarë në huazim (Yldrm Mert Çetin, Matteo Cancellieri dhe Aboudramane Diaby).Nëse ushtrohet opsioni i blerjes, kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2025.

Image

Në fjalët e tij të para për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, Kumbulla u shpreh: “ Dua të falënderoj tifozët e Romës për pritjen e ngrohtë që më kanë dhënë. Roma përfaqëson një mundësi dhe një sfidë që nuk mund të refuzohet. Më ka bindur projekti i klubit dhe nuk hezitova të zgjedh ata. Do të jap gjithçka që kam dhe do të provoj të fitoj dhe të festoj me persona që besuan tek unë”, tha Kumbulla.

Nuk mungoi as postimi i skuadrës së Veronës, të cilët i uruan fat mbrojtësit shqiptar në aventurën e re.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco