Kombëtarja e femrave, grumbullim 5-ditor në Shkodër

Kombëtarja e femrave, grumbullim 5-ditor në Shkodër

14:53, 17/09/2020

Kombëtarja e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka filluar ditën e sotme një grumbullim 5-ditor (16-20 shtator) në qytetin e Shkodrës me përfaqësuesen A.

Tekniku Grima për këtë grumbullim ka thirrur 24 futbolliste, ku shumica e tyre aktivizohen në vendin tonë por edhe në kampionatin e futbollit të femrave në Kosovë. Shqipëria e femrave do të luaj në 23 tetor 2020 ndeshjen e radhës kualifikuese për Europianin ndaj Skocisë në transfertë.

Në fjalën e tij trajneri Grima theksoi: “Grumbullimi që po zhvillojmë në Shkodër, vlen për të parë gjendjen fizike të futbollisteve por edhe për të pasur një grup të madh lojtaresh që mund të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme si dhe për të përballuar ndonjë situatë të papritur nga pandemia. Ne po mundohemi të grumbullojmë futbollistet më të mira në të gjitha skuadrat shqiptare.”

Lista e futbollisteve:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco