Daja: Objektivat e Partizanit do t’i zbulojmë gjatë rrugës

Daja: Objektivat e Partizanit do t’i zbulojmë gjatë rrugës

14:20, 17/09/2020

Miqësorja me Pogradecin i ka lënë shije të mirë trajnerit Ilir Daja, ndonëse Partizani në këtë periudhë po vuan edhe dëmtimet e disa titullarëve.

Pas fitores 3-0 në testin me pogradecarët trajneri Daja për “Panorama Sport” ka sqaruar se po punon sipas planit “B”, pa afrime në merkato, dhe përpos dëmtimeve ai ka shikuar rritje nga ekipi. Sipas trajnerit, Partizani ka cilësi, por ai grup lojtarësh është i grumbulluar në disa role, jo i shtrirë në të gjithë sektorët.

“Në kushtet që ne jemi tashmë i jemi drejtuar planit ‘B’, pa afrime në merkato. E kishim thënë që do të vepronim në dy aspekte, por tani ky është realiteti dhe po punojmë fort më këtë grup që ne kemi në dispozicion. Mund të them se kemi shumë lojtarë cilësorë në ekip, por vështirësia qëndron se ata i kemi të përqendruar në disa pozicione dhe reparte dhe nuk kemi një shtrirje organike. Gjithsesi, në këtë periudhë kemi vuajtur edhe dëmtimet e disa futbollistëve, por në këtë ndeshje miqësore me Pogradecin pashë që ka rritje nga të gjithë”, u shpreh fillimisht trajneri i Partizanit.

OBJEKTIVAT – I pyetur për objektivin e Partizanit, trajneri Daja u shpreh: “Në lidhje me faktin se cilët do të jenë objektivat e këtij ekipi kjo është për t’u parë gjatë rrugës, pasi janë katër ekipe që po luajnë dhe nuk po ndalen as në merkato, gjë e cila është me mjaft domethënie”.

SHTYRJA – Partizanit i ka ardhur për shtat shtyrja e kampionatit, gjë të cilën e pohoi edhe vetë trajneri Daja pas testit me Pogradecin. “Shtyrja e kampionatit është një medalje me dy anë, por për ne që kemi vetëm një muaj si staf dhe që po punojmë them se është pozitive. Kjo na jep pak kohë për t’u formuar plotësisht, pasi edhe idetë e lojës sime duan kohë që të kthehen në veprime të suksesshme nga grupi që e përsëris ka cilësi dhe aftësi mjaft të mira”, përfundoi trajneri Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco