Candreva kërkon largimin nga Interi, klubi i ri i ofron kontratë 3-vjeçare!

Candreva kërkon largimin nga Interi, klubi i ri i ofron kontratë 3-vjeçare!

14:01, 17/09/2020

Pas 4 sezonesh Antonio Candreva do të mbyllë aventurën e tij me Interin.

Mesfushori anësor nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në asnjë nga 4 ndeshjet që zikaltrit luajtën në Europa League.

Candreva është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin te Genoa aty ku i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Nëse kryhet kjo lëvizje atëherë do t’i hapet rruga e transferimit Arturo Vidalit tek Interi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco