Tirana mëson kundërshtarët e mundshëm të Europa League

Tirana mëson kundërshtarët e mundshëm të Europa League

23:35, 16/09/2020

Kampionët e Tiranës janë duke pritur qetësisht datën 18 shtator, ku do të mësojnë edhe rivalin që do të përballen në sfidën e vlefshme për “Play-Off”-in e Europa League.

Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo janë vetëm 1 hap larg fazës së grupeve.

25 herë kampionët e Shqipërisë shpresojnë që në fushën e lojës të kenë fatin që patën disa javë më parë në short, teksa goglat i dërguan direkt në “Play-Off”.

Pas përfundimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, Tirana ka mësuar edhe 5 prej 8 kundërshtarëve të mundshëm, që mund të përballet në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.

Dinamo Zagreb, Young Boys, Qarabag, Crvena Zvezda dhe Dinamo Brest, janë 5 skuadrat që nuk mundën të vazhdonin dot aventurën në Champions, teksa pas eliminimit kaluan në “Play-Off”-in e Ligës së Europës.

Padyshim që kampionët e Bjellorusisë, Dinamo Brest, janë rivali më i lehtë në letër për bardheblutë, ndërkohë që edhe një përplasje e dytë me Crvena Zvezdën sërish në shtëpi, do të ishte deri diku e pranueshme.

Mes kandidatëve më të mundshme për të qenë në vazon e rivalëve të Tiranës janë Celtic, Astana e Ludogorets që kanë koeficientet më të larta.

Kujtojmë që bardheblutë mund të përballen vetëm me skuadra kampione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco