Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Laçi-Hapoel Ber Sheva/ Cungu nuk fshihet, synon kualifikimin në Europa League

Laçi-Hapoel Ber Sheva/ Cungu nuk fshihet, synon kualifikimin në Europa League

17:54, 16/09/2020

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shpreh optimist një ditë para sfidës ndaj Hapoel Ber Shevës, që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Europës, teksa kurbinasit do të kërkojnë maksimumin.

Si është situata në skuadër, a ka diçka që iu shqetëson?

Në përgjithësi situata është e mirë, shqetësime të vogla fizike, për sa i përket ndonjë individi të caktuar. Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë pjesa dërmuese është e shëndoshë për sa i përket gjendjes fizike dhe stërvitshmërisë.

Do të luhet në Elbasan dhe jo në Laç, shikon minus?

Nuk më pëlqen të them që është minus, por nuk është njësoj si të luash në shtëpinë tënde, pavarësisht se jemi në Shqipëri. Stadiumi i Elbasanit është prekur vetëm 1 herë nga ne, në ndeshjen me Kukësin dhe është shumë pak, për ta njohur. Gjithsesi mund të themi që është pozitive që luajmë në vendin tonë.

Me aq sa e keni ndjekur kundërshtarin sa shanse keni për kualifikim?

Kundërshtari meriton shumë kujdes. Është ekip cilësor dhe shumë serioz. Por kjo nuk zbeh ambiciet tona për kalimin e turit. Jemi stërvitur mirë, djemtë janë stërvitur mirë. Besoj se i kemi idetë e qarta, për mua është e rëndësishme të kërkoj atë qe dimë të bëjmë, duke futur brenda dëshirën, egon dhe karakterin. Kulmin e kishim në ndeshjen ndaj Keshlës. Nëse bëjmë detyrat e shtëpisë, kam shumë besim tek ekipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco