Martini: I dimë pikat e forta dhe të dobëta të Granadas, do kërkojmë të bëjmë lojën tonë

Martini: I dimë pikat e forta dhe të dobëta të Granadas, do kërkojmë të bëjmë lojën tonë

17:38, 16/09/2020

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së vlefshme për turin e dytë eliminator të Europa leagues, ndaj spanjollëve të Granadës.

Tekniku shkodran vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se fakti që gjithçka luhet në 90 minuta, u jep shpresë edhe durrsakëve të synojnë kualifikimin.

Sa e keni studiuar kundërshtarin për nesër?
Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë dhe e dimë që kanë lojtarë solidë, që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Megjithatë ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe do të përpiqemi të japim maksimumin në fushën e lojës.

Si është gjendja e skuadrës dhe a besoni te kualifikimi nesër?
Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe është determinante, ndaj ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë.

15 vite më përpara ndesheshit me Parmën, a e mendoni një sukses nesër ndaj Granadas?
Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të shkojë ndeshja, këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh dhe do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë, si kualifikimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco