Teuta publikon përgjigjet e testeve për COVID-19

Teuta publikon përgjigjet e testeve për COVID-19

17:27, 16/09/2020

Dita e sotme është ajo e së vërtetës për klubet e Superiores, përsa i përket testeve të bëra dje për COVID-19.

Pas Kukësit, është Teuta që merr lajm të mirë dhe konfirmon pastërtinë e skuadrave shqiptare nga infeksioni i rrezikshëm dhe po aq i bezdisshëm.

Klubi durrsak bën me dije se skuadra dhe i gjithë stafi ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe vijojnë normalisht përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Granadës, që do të luhet në orën 16:00 në “Niko Dovana”, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Europa League.

Postimi i klubit të Teutës

“Dje skuadra i është nënshtruar testeve në prag të ndeshjes me Granadën në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marrë rezultatet e testeve për COVID-19 dhe të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar NEGATIV. JEMI GATI PËR NDESHJE!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco