Jahmir Hyka prezantohet te klubi i ri në Kinë

Jahmir Hyka prezantohet te klubi i ri në Kinë

16:30, 16/09/2020

Mesfushori Jahmir Hyka ka firmosur zyrtarisht me klubin e Guizhou Heng Feng, që militon në Ligën e Parë në Kinë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori shqiptar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”, teksa është shprehur entuziast për këtë eksperiencë të re në kontinentin Aziatik.

Kujtojmë që së fundmi 32-vjeçari u aktivizua 11 ndeshje në Izrael me skuadrën e Nes Tzionas, ku realizoi edhe 1 gol.

Hyka gjithashtu numëron 47 paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco