Kukësi jep lajmin e mirë në prag të Europa Leagues: Asnjë i prekur nga Covid19!

Kukësi jep lajmin e mirë në prag të Europa Leagues: Asnjë i prekur nga Covid19!

15:37, 16/09/2020

Kukësi ka marrë lajmin e mirë në prag të përballjes kundër Wolfsburgut e vlefshme për eliminatoret në Europa League.

Klubi verilindor njofton se asnjë futbollist dhe anëtar nuk është infektuar me Kooronavirus.

Njoftim i Klubit!

Klubi i Kukësit njofton opinionin se sot janë marrë përgjigjet e testit të dytë që u zhvillua ditën e djeshme!

FATMIRËSISHT, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test!

Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit! Ndeshja ndaj Wolfsburg do të zhvillohet të enjten në ‘Air Albania Stadium’, nga ora 20:00h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco