I martuar me shqiptare, futbollisti gjerman flet për përballjen kundër Kukësit!

I martuar me shqiptare, futbollisti gjerman flet për përballjen kundër Kukësit!

14:49, 16/09/2020

Kukësi përballet këtë të enjte me Wolsburg në turin e dytë të Europa League.

Sfida në stadiumin e ri kombëtar është akoma më speciale për një nga futbollistët e skuadrës gjermane i cili ka një arsye jo të vogël. Renato Shtefen, mesfushori i Wolfsburg, jeton bashkë me një vajzë shqiptare e cila quhet Qëndresa e me të cilën është martuar një vit më parë.

Ai ka rrëfyer për mediat gjermane sesi po e përjeton këtë përballje, jetën e re me shqiptaren.

“Vendlindja e bashkëshortes sime është vetëm një orë larg Kukësit. Ajo mendon se është e tepruar që ndeshja të luhet pa spektatorë. Ndryshe disa miq të saj do të vinin dhe unë kisha përgatitur rreth 30 fanella për t’ia dhuruar. Të vjen keq për këtë. Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Gjithsesi, më e rëndësishmja është që ne të kthehemi në Gjermani me fitore dhe të kalojmë në turin tjetër”, thotë futbollisti gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco