ZYRTARE/ Dinamo nënshkruan me futbollistin 20-vjeçar

ZYRTARE/ Dinamo nënshkruan me futbollistin 20-vjeçar

13:51, 16/09/2020

Dinamo është shumë aktive në merkato dhe së fundmi ka zyrtarizuar firmën me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për portierin Englis Kodra, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Butrintit, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe Internacionalit.

Klubi dinamovit njofton firmën me portierin 20-vjeçar, i cili ishte prej disa ditësh në provë me skuadrën dhe ka bindur stafin me cilësitë e tij.

Njoftimi i klubit:

Englis Kodra vishet Blu!

FK Dinamo mendon edhe për të ardhmen, duke afruar edhe lojtarë të rinj me perspektivë. I tillë është edhe rasti i portierit 20-vjeçar Kodra, i cili prej ditësh ishte bashkuar me skuadrën në stërvitje ndërsa ka bindur stafin për t’i ofruar një kontratë.

Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Butrintit, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Luftëtarit si dhe FC Internacional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco