Igli Tare kryen një tjetër transfertë tek Lazio, gati testet mjekësore!

Igli Tare kryen një tjetër transfertë tek Lazio, gati testet mjekësore!

13:17, 16/09/2020

Pas Vedat Muriqit, Lazio po bëhet gati për zyrtarizimin e një tjetër blerje në merkato.

Skuadra që ka drejtor Igli Taren ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Mohamed Fares i cili ka mbërritur në Romë dhe do të kryejë testet mjekësore.

Mbrojtësi algjerian do të shkojë në Formello për të nënshkruar kontratën e re që do ta lidhë atë me klubin Biancoceleste për 5 vitet e ardhshme nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Igli Tares i ka kushtuar blerja e këtij mbrojtësi 10 milionë euro nga skuadra e SPAL-it.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco