E papritur, Messi rrezikon të humbë 3 javët e para në La Liga

E papritur, Messi rrezikon të humbë 3 javët e para në La Liga

09:54, 16/09/2020

Barcelona rrezikon të mbetet pa Lionel Messin për fillimin e sezonit të ri në La Ligë e cila starton në duelin kundër Villarrealit më 27 shtator.

Skuadra katalane mund të ketë një mungesë të madhe, pikërisht Lionel Messin, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”

Kapiteni i Barcelonës mund të përfshihet në listën e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit dhe sipas protokolit të pandemisë së COVID-19 mund të shoqërohet me mungesa në disa takime me ekipin nga La Liga.

Një bashkim i mundshëm me Argjentinën do të përkthehet me karantinim 14 ditor të Messit. Prandaj, Messi kështu rrezik të mungojë në 3 javët e para të La Ligës kundër Villarrealit, Celta Vigo dhe Sevillas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco