Armando Vajushi ‘ambientohet’ me golin në Rumani

Armando Vajushi ‘ambientohet’ me golin në Rumani

21:55, 15/09/2020

Armando Vajushi duket se më në fund ka lënë pas krahëve telashet fizike që e kanë shqetësuar gjatë gjithë karrierës së tij dhe tashmë po luan me rregullsinë që i duhej për të synuar kthimin në nivelet më të larta.

Rrugëtimi i ri i karrierës së tij është në Rumani, ku ai ndeshje pas ndeshjeje po bëhet protagonist me Petrolul.

Sot, ai gjeti golin e dytë në këtë kampionat në fitoren e thellë 5-0 të skuadrës së tij ndaj Ripensia Timisoara.

Në ndeshjen e sotme, si zakonisht titullar, Vajushi ishte fillimisht protagonist me një goditje dënimi që më pas u çua në rrjetë nga Roige në golin e 2-0 të ekipit të tij, e më pas në fillimin e pjesës së dytë, çoi vetë topin në rrjetë me ekzekutimin e një penalltie për rezultatin e përkohshëm 3-0.

Për skuadrën e Petrolul, kjo fitore ishte e rëndësishme pasi konfirmoi se është një prej ekipeve që synojnë ngjitjen në elitë në edicionin e ardhshëm, edhe pse në kampionat kanë ekipe me emër si Rapid Bukureshti, Krajova apo edhe Konkordia ku luan Azdren Llullaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco