Inter kthehet në fushë, zikaltërit fitojnë me 'manita' ndaj Luganos

Inter kthehet në fushë, zikaltërit fitojnë me 'manita' ndaj Luganos

19:35, 15/09/2020

Edhe Interi i Antonio Conte-s kthehet përsëri në fushë. Të mbetur pas skuadrave të tjera me përgatitjet, për shkak të finales  së Europa League në fund të gushtit, ekipi zikaltër luajti sot ndeshjen e parë miqësore.

Inter u ndesh me zvicerianët e Lugano-s, takim të cilin e fituan me rezultatin 5-0, falë golave të  realizuar nga Lautaro Martinez (2), Dalbert, Lukaku me penallti dhe një autogoli të Akos Kecskes.

Me Interin debutuan, Aleksander Kolarov dhe Achraf Hakimi, ky i fundit i mahniti të gjithë me paraqitjen e zhvilluar ditën e sotme.

Conte u mbështet te të gjithë: hapësira më të mëdha për Lukaku-n, Lautaro-n, Sensi-n dhe de Vrij, si dhe Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic: të kthyer nga huazimet Cagliari dhe Bayern.

Dëmtim për Barella-n, i detyruar të largohet nga fusha në minutën e 20-të, për shkak të një problemi në shpatull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco