Zgjatet bashkëpunimi, Arsenal rinovon me kapitenin e skuadrës

Zgjatet bashkëpunimi, Arsenal rinovon me kapitenin e skuadrës

18:00, 15/09/2020

Pierre-Emerick Aubameyang ka rinovuar me Arsenalin. Sulmuesi Gabonez, donte të largohej nga klubi anglez dhe emri i tij muajt e fundit lidhej me një kalim te Inter.

Mirëpo, siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re tre-vjeçare me “topçinjtë”. Futbollisti 31 vjeçar është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2018.

Arteta është shumë i lumtur për një marrëveshje të tillë, pasi mban një nga futbollistët kryesorë në skuadër. Auba do të jetë sërish lokomotiva e Arsenalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco