Miralem Pjanic e ka zgjedhur numrin që do ta mbajë në fanellën e klubit të tij të ri, Barcelonë.
Mesfushori boshnjak do ta veshë fanellën me numrin 8, të cilin e trashëgon nga i larguar Arthur dhe legjenda katalanase Andres Iniesta.
Pjanic iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere në një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë me Arthur, i cili kaloi në Juventus. Boshnjaku ende nuk ka zhvilluar stërvitjen e parë me Barcelonën pasi prej dy javë qëndroi i izoluar për shkak se u infektua me koronavirus.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2024, në të cilën ekziston një klauzolë largimi në vlerë 400 milionë euro.
????????
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) September 15, 2020
?????? #PjanicCuler pic.twitter.com/1DRWmZSJWS
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: