Griezmann ndryshon numrin e fanellës, sezonin tjetër do të mbajë...

Griezmann ndryshon numrin e fanellës, sezonin tjetër do të mbajë...

18:30, 11/09/2020

I rikthyer te Barcelona këtë sezon. Philippe Coutinho nuk do të mbajë më numrin 7, të cilin e mbante veshur te katalanasit përpara se të transferohej te Bayern Munich në formë huazimi. Tashmë ky numër do të mbahet nga Antoine Griezmann.

Griezmann ka kërkuar numrin e tij të preferuar, të cilin e mban te kombëtarja franceze, por edhe që e ka mbajtur më parë te Real Sociedad dhe Atletico de Madrid.

Sulmuesi francez mbërriti në katalonjë më 14 korrik të vitit 2019 dhe mbajti veshur fanellën me numrin 17. Në sezonin e tij të parë, sulmuesi shënoi 15 gola në 41 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco