Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Chelsea refuzon ofertën e Interit për Kante

Chelsea refuzon ofertën e Interit për Kante

11:43, 11/09/2020

Ngolo Kante është objektivi i madh i Antonio Contes për mesfushën e Interit, por për momentin zikaltrit duhet të shesin ndonjë lojtar pasi janë të mbipopulluar në repartin e ndërmjetëm.

Zikaltrit nuk mund të paguajnë 50 milion euro për kampionin e botës dhe kanë menduar të përfshijnë një futbollist në operacionin e merkatos.

Bëhet fjalë për Christian Eriksen, danezin që Interi e mori në janar nga Tottenham për 20 milionë euro, por që deri tani nuk e ka bindur Conten, i cili nuk e konsideron një titullar në skuadrën e tij.

Te Chelsea gjithsesi nuk heqin dorë nga Kante dhe kanë refuzuar menjëherë propozimin e skuadrës italiane.

Interi duhet të gjejë një formulë tjetër, ose të ndryshojë objektiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco