Skandal/ Arrestohet gjyqtari i njohur, ngacmonte një zyrtar

Skandal/ Arrestohet gjyqtari i njohur, ngacmonte një zyrtar

10:56, 11/09/2020

Skandal në Spanjë, ku i përfshirë është një ish-arbitër i njohur.

Jose Luis Paradas Romero, i cili ka gjykuar në karrierën e tij plot 90 ndeshje të La Ligës, është arrestuar nga policia spanjolle për ngacmim.

“Diario Sur” raporton se ai ka ngacmuar një zyrtar tjetër, Juan Cassa, anëtar i Këshillit të Qytetit të Malagës.

Për tre muaj, ish-arbitri telefononte me numër të fshehtë gjatë ditës dhe shpesh gjatë natës, madje gjatë orëve të natës e bënte më shpesh një veprim të tillë.

Paradas Romero tani është kreu i Sektorit të Sporteve në Këshillin e Qytetit të Malagas.

Gjithçka doli në dritë kur Cassa pranoi se prona e tij kishte pësuar disa sulme zjarri.

Vetë ai nuk kishte bërë një lidhje të telefonatave dhe këtyre incidenteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco