Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Klubi i Kukësit reagon për sherrin në miqësoren me Bylisin

Klubi i Kukësit reagon për sherrin në miqësoren me Bylisin

08:39, 11/09/2020

Kukësi dhe Bylisi po zhvillonin një ndeshje miqësore pasditen e djeshme në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit, por situata doli nga kontrolli dhe takimi u ndërpre gjatë pjesës së dytë.

Shkak u bë një ndërhyrje e rëndë në fushë, që solli edhe përplasje fizike mes futbollistëve, ndërsa më pasi klubi i Kukësit vendosi të tërheqë skuadrën për të mos e vijuar më ndeshjen.

Në një komunikatë zyrtare, klubi verilindor njoftoi për ndërprerjen e ndeshjes dhe theksoi se shkak u bë vendimi i trajnerit Gega për të tërhequr skuadrën, duke qenë se në fushë po bëhej një lojë e ashpër.

“Ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Bylisit u ndërpre në pjesën e dytë. Loja e ashpër, bëri që situata të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë arsye, trajneri vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha. Kjo ndeshje shërbente për provë lojtarësh, nuk kishte pikë dhe as përfitime!”, thuhej në komunikatën e Kukësit.

Në momentin e ndërprerjes, mallakastriotët ishin në avantazhin e një goli, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, që arbitrohej nga një femër, Emanuela Rusta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco