FOTO/ Asion Daja largohet nga Skënderbeu dhe firmos me klubin e ri

FOTO/ Asion Daja largohet nga Skënderbeu dhe firmos me klubin e ri

16:20, 01/09/2020

Një tjetër titullar pas Blerim Krasniqit lë Skënderbeun për Teutën.

“Dhurata” e drejtuesve të klubit bregdetar për trajnerin Edi Martini për kalimin e një turi në Europa League dhe fitimin e Superkupës së Shqipërisë, mban emrin e Asion Dajës.

Mesfushori, i cili zotëron një eksperiencë të madhe mbi supe ka firmosur me “djemtë e detit” dhe do të jetë vlera e shtuar e Teutës jo vetëm në sezonin e ri, por edhe në sfidën ndaj Granadas në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Daja, i cili në të kaluarën është aktivizuar në Superiore edhe me 3 skuadrat e kryeqytetit Dinamo, Tirana dhe Partizani, kërkohej edhe nga Kastrioti, por në fund zgjodhi kalimin te Teuta.

Image

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 30-vjeçar, Asion Daja. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve. Daja në Durrës vjen nga ekipi i Skënderbeut. Mesfushori do të bashkohet me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Asjon Dajës, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”, njofton klubi durrsak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco