Shorti/ Ja kundërshtarët e mundshëm të klubeve shqiptare në raundin e 3-të të Europa Leagues

Shorti/ Ja kundërshtarët e mundshëm të klubeve shqiptare në raundin e 3-të të Europa Leagues

13:37, 01/09/2020

Është hedhur shorti për raundin e 3-të në Europa League.

Skuadrat shqiptare janë njohur me mundërshtarët e mundshëm në rast suksesi. Ekipi i Teutës, nëse kalon raundin e dytë të këtij kompeticioni do  të përballet me fituesin e çifti Lokomotiva Tbilis-Dinamo Moska.

Përballje ferri për Shkëndijen. Nëse kuqezinjtë eliminojnë Botoshanin, mund të sfidojnë Tottenhamin , i cili duhet të kalojë Lokomotiva Plovdivin.

Kukësi, i cili në raundin e dytë do të përbvallet me Wolsburgun, në rast të mrekullisë në turin tjetër do të ketë përballë ukrainasit e Desnas.

Laçi,  i cili luan me Hapoel Ber Shevën, do të gjejë në raundin e tretë fituesin e Koleran-Madhëruell.

Kampionët e Kosovës, Drita i presin polakët e Legia Varshavës në raundin e tretë, një ekip shumë i fortë dhe me përvojë në Europë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco