Kombëtarja U-21/ Tuci dhe Dobra: 'Do luajmë vetëm për fitore'

Kombëtarja U-21/ Tuci dhe Dobra: 'Do luajmë vetëm për fitore'

13:27, 01/09/2020

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka filluar grumbullimin në qytetin e Elbasanit në prag të dy ndeshjeve eliminatore ndaj Austrisë në transfertë dhe ndaj Andorës në shtëpi. Sot në “Elbasan Arena” kanë dalë në konferencë për shtyp Indrit Tuci dhe Armando Dobra. Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin, pritshmëritë për dy ndeshjet eliminatore dhe gjëndjen e skuadrës.

Indrit Tuci, mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit në fjalën e tij theksoi se grupi është pika më e fortë e kuqezinjve në prag të përballjes ndaj Austrisë. “Përballjen e rradhës me Austrinë trajneri e ka përgatirur mirë. Po e analizojmë kundërshtarin çdo ditë me video dhe besojmë te fitorja. Ne do të zbresim në fushën e lojës vetëm për fitore. Kemi një kundërshtar që ka si pikë të fortë sulmin e shpejtë. Ata zbresin në kundërsulm shpejt dhe ne duhet të qëndrojmë me kujdes mbrapa kur kemi topin. Do të sulmojmë nga krahët për të arritur ti krijojmë probleme në mbrojtje. Grupi është në harmoni, qëndrojmë bashkë gjithë kohën. E them me bindje se grupi është pika jonë më e fortë. Do të zbresim vetëm për fitore, por më duhet të them se edhe barazimi është rezultat pozitiv.

Armando Dobra është shprehur i lumtur për grumbullimin e parë me U-21. Në fjalën e tij sulmuesi 19 vjeçar theksoi se në Austri shkojnë për fitore. “Do të shkojmë në Austri për të fituar ndeshjen, ne nuk shkojmë kurrë për të barazuar apo humbur minimalisht. Kemi një grup shumë të mirë, me lojtarë shumë të fortë, kjo na shton besimin për fitore. Do të zbresim në fushën e lojës për të marrë pikët e plota, duam maksimumin. Kjo është hera e parë që unë ndodhem këtu dhe duhet të falenderoj menaxherin që më ka ftuar dhe më mbrapa duke luajtur mirë shpresoj të më shofi ekipi i parë e të grumbullohem. Gjëndja është shumë e mirë në skuadër, jemi shumë harmonik si grup dhe kjo më jep besim që do të shkojmë për të fituar në dy ndeshjet”, përfundoi prononcimin e tij sulmuesi i Ipswich Town në Angli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco