Mund të quhet e mbyllur, zbulohet 'goditja' e parë në merkaton e Skënderbeut

Mund të quhet e mbyllur, zbulohet 'goditja' e parë në merkaton e Skënderbeut

09:10, 01/09/2020

Mund të quhet e mbyllur tashmë.

Pas zhbllokimit të merkatos së bardhekuqve, Ditmar Bicaj do të jetë goditja e parë zyrtare e Skënderbeut. Gazeta “Panorama Sport”, raporton se Ditmar Bicaj dhe Skënderbeu kanë rënë dakord për një bashkëpunim të ri duke bërë që lezhjani të rikthehet sërish si bardhekuq, atje ku ka pasur edhe periudhën më të mirë të karrierës së tij.

Gjithçka është mbyllur pasditen e së dielës kur Takaj dhe Bicaj janë takuar dhe kanë dalë në një konkluzion të përbashkët për të vijuar bashkëpunimin pas një shkëputjeje disavjeçare.

Bicaj kishte kohë që ishte një lojtar i lirë dhe tunduese ishte një ofertë nga Tajlanda, por nisja e kampionatit në fund të muajit tetor duket se ka stepur lezhjanin që duke parë edhe interesimet e ekipeve të tjera ka zgjedhur Skënderbeun si klubin më të përshtatshëm. Madje, Bicaj ka kërkuar që të mos diskutojë aspak për pagën, por ka pranuar të firmosë edhe për një çek të bardhë nëse do të ishte nevoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco