Lojtari i Spanjës pozitiv me koronavirus, humb ndeshjen ndaj Gjermanisë

Lojtari i Spanjës pozitiv me koronavirus, humb ndeshjen ndaj Gjermanisë

08:41, 01/09/2020

Adama Traore nuk do të bashkohet me skuadrën e Spanjës pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Të gjithë anëtarët e skuadrës së Luis Enrique u testuan për COVID-19 pasi mbërritën në kampin e tyre stërvitor në Las Rozas.

Sulmuesi i Wolves është lojtari i dytë që rezulton pozitiv me COVID-19, pasi Mikel Oyarzabal ishte i pari. Traore tani nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën në mënyrë që të veprojë në përputhje me protokollin e rreptë të sigurisë së UEFA-s.

Ai nuk do të luajë asnjë pjesë në ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë dhe Ukrainës në shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco