Teuta e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë

Teuta e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë

21:57, 31/08/2020

Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë. E nis me trofe sezonin e ri futbollistik skuadra e Edi Martinit, duke u dhënë sinjal të qartë rivalëve, që nuk do ta kenë aspak të lehtë në çështjen titull.

Skuadra e parë që e mësoi këtë ishte ajo e Tiranës, të cilët edhe pse zhvilluan  paraqitje të shkëlqyera në Europë, nuk ia dolën që ta bënin përballë durrsakëve, duke u mposhtur me rezultatin 2-1.

Rubin Hebaj ishte heroi i bregdetarëve duke realizuar dopietë personale në këtë takim. Dy gabimet e Tiranës në pjesën e parë i kushtuan titullin e Superkupës Tiranës. Edhe pse durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas daljes së Renato Arapit me dy kartona të verdhë në minutën e 66-të dhe golit të Tiranës me Vrapin, Teuta diti ta mbronte triumfin duke fituar trofeun e dytë (pas Kupës). Tashmë, Teuta do të përqëndrohet ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Europës në 17 shtator kundër Granadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku31/08/2020 21:56

Moj Teutë mori Teutë, zëmrën Durrsit ja ke kputë, zemrën Durrsit me ja hapë, kupën mrenë ke me ja gjetë... Nik Dovana me fustana, fitoi Durrsi, humi Tirana.

Shto koment

Denonco