Koeman kërkon dy yje nga Liverpool, Chelsea nuk përmbahet më

Koeman kërkon dy yje nga Liverpool, Chelsea nuk përmbahet më

14:00, 29/08/2020

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron të afrojë në skuadrën e tij dy lojtarë të Liverpool, Sadio Sadio Mané e Georginio Wijnaldum, sipas Mundo Deportivo, gazetë shumë pranë klubit katalanas.

Koeman dëshiron edhe një tjetër lojtar holandez, Memphis Depay i Lionit, për të cilin interesohet edhe Borussia Dortmund. Ndërkaq, Tottenham ka arritur transferimin e mbrojtësit të djathtë Matt Doherty, 28 vjeç, nga Wolverhampton.

Ardhja e tij i hap rrugën largimit të francezit Aurier, në planet e Milanit dhe Bayer Leverkusen.

Pas dy viteve pasivitet në merkato për shkak të pezullimit nga FIFA, është rikthyer i papërmbajtshëm Roman Abramoviç dhe Chelsea.

The Sun shkruan se blutë kërkojnë Declan Rice, mesfushori 21-vjeçar i West Ham, i vlerësuar 80 milionë sterlina, ndërkohë që qendërmbrojtësi Malang Sarr mund të huazohet te Bayer Leverkusen.

Fituesja e Europa League, Sevilla, është pranë arritjes së marrëveshjes me portierin 37-vjeçar kolumbian, Claudio Bravo, i cili është lojtar i lirë pas përvojës me Manchester City.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco