Solskjaer: Jemi të gatshëm, duam të bëjmë një hap përpara

Solskjaer: Jemi të gatshëm, duam të bëjmë një hap përpara

22:06, 15/08/2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është i sigurt për suksesin e ekipit të tij në prag të gjysmëfinales së Europa League kundër Sevilla. Edhe pse “Djajve të kuq” iu deshën 120 minuta lojë për të eliminuar Copenhagenin, norvegjezi siguron se futbollistët e tij janë gati për këtë sfidë.

“Ne jemi fizikisht dhe mendërisht të gatshëm. Djemtë duhet të shijojnë gjysmëfinalen, duam të bëjmë një hap përpara. Duhet të përpiqemi të mbajmë përqendrimin tonë të lartë, në çdo moment mund të fitosh ose humbësh ndeshjen. Është e rëndësishme ta nisim mirë takimin, përndryshe rrezikojmë të jemi nën presion gjatë gjithë ndeshjes.”

Solskjaer e ka të qartë se gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë, ndaj e vë theksin te përqendrimi maksimal që në minutat e para.

“Ne do të duhet të luajmë në maksimumin e aftësive tona dhe të shmangim presionin e tyre, të vendosim inteligjencën dhe kreativitetin tonë dhe të jemi në gjendje të japim më të mirën në momente të rëndësishme. Këto janë lojëra që mund të vendosen me një top joaktiv ose me një veprim të një kampioni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco