Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Emre tërhiqet nga futbolli

Emre tërhiqet nga futbolli

21:15, 15/08/2020

Emre Belozoglu tërhiqet nga futbolli. Këtë e bëri të ditur Fenerbahçe përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare.

Emre Belozoglu gjatë karrierës së tij luajti edhe në Itali, tek Interi, nga 2001 deri 2005, ku shënoi 79 paraqitje dhe tre gola.

Gjatë sezonit të kaluar ai u kthye te Fenerbahçe dhe tani ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”.

“Ka emra, të gdhendur jo vetëm në fanellë , por në emblemë, të gdhendur në historinë e klubeve, që janë përgjithmonë të paharrueshëm. Kapiteni ynë Emre Belozoglu njoftoi se sot është tërhequr. Ai e shkroi emrin e tij mes të paharruarve me karrierën, arritjet dhe veprimet e tij. Falënderojmë Kapitenin tonë të Madh …,” shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Fenerbahces.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco