Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rummenigge: Që kur ka ardhur Flick kemi filluar të luajmë një futboll spektakolar

Rummenigge: Që kur ka ardhur Flick kemi filluar të luajmë një futboll spektakolar

19:23, 15/08/2020

Bayern Munich u kualifikua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pasi mposhti Barcelonën me rezultat të thellë.

Plotë tetë gola të shënuar nga bavarezët, të cilët nuk i dhanë asnjë shans kundërtarëve të tyre në këtë sfidë. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i cili i motivon djetmë e Hans-Dieter Flick për ndeshjen e radhës,  ku do të sfidojnë një mes çiftit Lyon - Manchester City . Në një intervistë për “Sky Sport” , drejtori i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge, vlerësoi trajnerin Flick, teksa u shpreh se që prej ardhjes së tij Bayern ka filluar të luaj një futboll spektakolar.

 “Përgjithësisht futbolli gjerman nuk është kaq i këndshëm dhe kaq ofensiv, por që kur ka ardhur Flik kemi filluar të luajmë një futboll spektakolar. Trajneri dhe skuadra kanë krijuar një unitet të jashtëzakonshëm që se kam parë kurrë.

Ai e futi ekipin në shina që ditën e parë që erdhi. E shfrytëzoi shansin e tij në mënyrën më të mirë dhe sot është kthyer në një trajner të madh”, përfundoi Rumenige.

Flick zëvendësoi Niko Kovaç nëntorin e vitit të kaluar si një zgjedhje e përkohshme e Bayernit por më pas bindi dhe nënshkroi si trajner i përhershëm deri në 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco