Riktheu Liverpoolin te titulli pas 30 vitesh, Jurgen Klopp shpallet trajneri më i mirë në Angli

Riktheu Liverpoolin te titulli pas 30 vitesh, Jurgen Klopp shpallet trajneri më i mirë në Angli

19:01, 15/08/2020

Jurgen Klopp fitoi çmimin “Trajneri i Vitit” në Premier League.

Tekniku gjerman i Liverpoolit fitoi garën me Lampard, Rodgers dhe Wilder.

99 pikë në 38 ndeshje, nga të cilat 32 fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Liverpooli ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të rrëmbyer titullin e 19-të, të cilin po e kërkonte prej 30 vitesh.

Kuqezinjtë dominuan kampionatin pa u lënë rivalëve të tyre shpresën më të vogël (18 pikë më shumë se Manchester).

Kjo ecuri u reflektua edhe në çmimet klasike të dhëna në fund të sezonit.

Nëse Jordan Henderson, kapiteni i ekipit të Liverpoolit, në fakt u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në Premier League (fitoi konkurrencën me Mane, Van Dijk, De Bruyne dhe Rashford) dhe Trent Alexander-Arnold fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri (la pas Grealish, Greenwood, Martial, Mount, Pulisic dhe Rashford), Jurgen Klopp, sikurse parashikohej gjerësisht, u shpall “Trajneri i Vitit” në Premier League, duke fituar “Barclays Manager of Season”.

Kujtojmë që Klopp u shpall “Trajneri i Vitit” majin e kaluar edhe nga “Shoqata e Trajnerëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco