Inter i hapur për një rikthim të Ivan Perisic

Inter i hapur për një rikthim të Ivan Perisic

18:09, 15/08/2020

I transferuar te Bayern Munich nga Inter, Ivan Perisic priste të largohej nga bavarezët në fund të sezonit pas mbërritjes së Leroy Sane.

Mirëpo kundër Barcelonës mbrëmjen e djeshme kroati tregoi se mund të jetë akoma i vlefshëm për klubin gjerman.

31 vjeçari përveç golit të shënuar ishte gjatë gjithë kohës i rrezikshëm në fushën e lojës. Me siguri performanca e tij në fushë është vërejtur edhe nga drejtuesit e Interit, pasi siç argumenton “Sky Italia”, ata janë të hapur për një rikthim të tij në Milano.

I huazuar te Bayern me opsionin e blerjes, Perisic duhet të bëjë zgjedhjen pasi edhe drejtuesit e klubit gjerman nuk mendohet se do ta lënë të largohet pas performancës së mbrëmshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco