Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Barça: Josep Maria Bartomeu thërret takim urgjent pas disfatës ndaj Bayern

Barça: Josep Maria Bartomeu thërret takim urgjent pas disfatës ndaj Bayern

17:47, 15/08/2020

“Është koha për të marrë vendime dhe disa prej tyre i kemi menduar që tani. Disa vendime i kemi marrë përpara se të luanim në Champions. Tani është një ditë për të reflektuar. Duke nisur nga java e ardhshme do t’i bëjmë publike vendimet që kemi marrë.” Disa minuta pas humbjes historike të Barcelonës në çerekfinalen e Champions League kundër Bayern Munich (8-2), presidenti i Barça, Josep Maria Bartomeu njoftoi se vendimet të rëndësishme do të merren shumë shpejt . Sipas informacionit nga RAC1 , kreu i blaugranëve do të thërrasë një takim urgjent të hënën me drejtuesit e skuadrës katalanase.

 

Sigurisht, e ardhmja e Quique Setién do të diskutohet, si dhe ajo e anëtarëve të tjerë të klubit të Barcelonës. Në mbledhje do të diskutohet edhe për datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, megjithëse Bartomeu nuk dëshiron t'i shtyjë ato. Për kujtesë, zgjedhjet do të mbahen qershorin e ardhshëm. Më shumë se kurrë, Barcelona po ndjen krizën që ka kapluar klubin. Lionel Messi madje thotë se është gati të largohet nëse ndryshimet e thella brenda klubit nuk ndodhin. Vendimet e para të Josep Maria Bartomeu do të shqyrtohen në ditë e ardhshme...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco