Tifozët presin me banderola Barcelonën: Turp në 121 vjet histori, mercenarë!

Tifozët presin me banderola Barcelonën: Turp në 121 vjet histori, mercenarë!

17:31, 15/08/2020

Mesa duket tifozët e Barcelonës nuk e kanë kaluar lehtë eliminimin e turpshëm në Champions nga Bayerni të skuadrës së tyre.

Katalanasit u turpëruan mbrëmjen e djeshme me rezultatin 8-2 nga gjermanët.

Së fundmi tifozët katalanas kanë shfaqur një sërë banderolash pranë selisë së Barcelonës.

“Trajneri dhe lojtarët, turpi në 121 vjet histori”, shkruhet në njërën prej tyre.

Ndërsa në një tjetër banderolë lexohet: “Jashtë mercenarë”.

Tifozët i shfaqën banderolat kur lojtarët e Barcelonës u kthyen nga Portugalia pas eliminimit nga Championsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco