Fitorja 8-2 kundër Barçës, flet Neuer: Më vjen keq për...

Fitorja 8-2 kundër Barçës, flet Neuer: Më vjen keq për...

16:48, 15/08/2020

Manuel Neuer ishte shumë i lumtur për fitoren me spanjollët. Kapiteni i Bayern tha për mediat gjermane se: “Është një rezultat surprizë edhe për ne. Edhe pse i merituar plotësisht. Mundëm një nga skuadrat më të mira në Europë”, tha portieri gjerman që nuk kishte asnjë faj në dy golat e pësuar në sfidën e djeshme.

Më pas, kapiteni i kombëtares gjermane nuk harroi të fliste edhe për shokun e tij të skuadrës te “Pancerat”, Marc Andre ter Stegen që luan për Barcelonën. “Më vjen keq për Marc. Nuk dua që asnjë shok i skuadrës te kombëtarja të përjetojë një humbje të tillë”, tha Manuel Neuer. Kujtojmë se të dy portierët janë përplasur jo pak për një vend titullari te Gjermania.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco