Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rinovime dhe rikthime te Tirana, bardheblutë iu besojnë talenteve

Rinovime dhe rikthime te Tirana, bardheblutë iu besojnë talenteve

16:24, 15/08/2020

Klubi i Tiranës ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve të rinj, të cilët janë rritur në ekipet e moshave të bardhebluve.

Bëhet fjalë për Grent Halilin, Marsel Ismajlgecin dhe Jurgen Çelhakën, të cilët kanë debutuar edhe në skuadrën e parë, ndërsa i fundit ka qenë titullar në pjesën më të madhe të sezonit dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh në fitimin e titullit.

Gjithashtu janë rikthyer te bardheblutë pas një shtegtimi një vjeçar edhe futbollistët e rinj Marlind Nuri e Jurgen Vrapi, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht Tirana ndodhet e grumbulluar në qytetin e Pogradecit, ku po përgatitet për ndeshjen e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 19 gusht në Gjeorgji përballë Dinamo Tbilisit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco