Tirana merr lajmin e mirë, kapiteni i Dinamo Tbilis firmos me ekipin grek

Tirana merr lajmin e mirë, kapiteni i Dinamo Tbilis firmos me ekipin grek

16:02, 15/08/2020

Siç bëmë të ditur pak ditë më parë, kapiteni i Dinamo Tbilis, Nika Ninua është larguar nga ekipi gjeorgjian dhe ka firmosur ditën e sotme një kontratë 4 vjeçare me PAOK-un e Selanikut.

Kështu, mesfushori 21 vjeçar nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së Champions-it me Tiranën. Klubi i Dinamos ka përfituar nga kjo shitje plot 900 mijë euro.Image

Tirana dhe Dinamoja e Tbilisit nuk takohen për herë të parë. Për ata që nuk e dinë, Tirana kundër gjeorgjianëve ka bërë ndoshta përmbysjen më të madhe në kupat e Europës, teksa është kualifikuar në turin tjetër edhe pse ishte mundur 3-0 në Gjeorgji.

Për të gjetur gjurmët e kësaj ndeshjeje, duhet të kthehemi 17 vite pas në kohë. Pikërisht më këtë kundërshtar, Dinamon, bardheblutë kanë kujtime të mira, teksa në sezonin 2003-2004 i eliminonin pikërisht në raundin e parë të Ligës së Kampioneve. Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila përfundoi 3-0 në Gjeorgji, por në ndeshjen e kthimit bardheblutë bënë mrekullinë,  ku trajneri i sotëm i kryeqytetasve, Emanuel Egbo priti dhe dy penallti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco