FOTO/ Takaj ngre dyshime për Barcelona-Bayern: UEFA u alarmua për Skënderbeun, po kjo e sotmja?

FOTO/ Takaj ngre dyshime për Barcelona-Bayern: UEFA u alarmua për Skënderbeun, po kjo e sotmja?

23:20, 14/08/2020

Humbja e thellë e Barcelonës me shifrat 8-2 përballë Bayern Munchen ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me komente nga më të ndryshmet.

Por ai që nuk pritej ishte komenti i presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili në fjalët e tij kishte thumbim për UEFA-n, por edhe ngrinte dyshime për këtë sfidë.

“Hahaha u alarmua UEFA se u mund Skënderbeu me Sportingun 5-1, ne me 10 lojtarë, po kjo e sotmja si do quhet?”, ishin fjalët e Takajt në këtë postim të tijin gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së sotme mes dy skuadrave.

Një postim që ka hapur menjëherë shumë diskutim mes tifozëve korçarë që e mbështetnin, duke argumentuar se si klubi ishte dënuar pa të drejtë e UEFA duhej të hetonte edhe ekipet e tjera njëlloj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

FILANTROPI Dt 17 gusht 202017/08/2020 11:12

Ardjan Takaj presidenti i Skënderbeut po tregohet "naiv" duke menduar që rezultati 8:2 i ndeshjes Bajern- Barcelona ka qënë i dyshimtë ose i "shitur " sipas tij. Nëse do ishin luajtur në kompanitë e basteve të cilët UEFA i monitoron patjetër që do hetoheshe rezultati.Por në fakt nuk rezultoi kështu. DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHË...Këtë duhet ta dijë mirë z. Takaj dhe nuk duhet të bëjë analogji me SKËNDERBEUN sepse UEFA të monitoron dhe të dënon kur ti shkel rregullat e saj. Prandaj Z. TAKAJ të ulet me këmbë në tokë dhe të zgjedhë mjaft opsione që janë në tavolinë në qytetin e Korçës për ta ringritur Skënderbeun aty ku ka qënë...

sportdashesi i vjeter16/08/2020 14:17

Ky rezultat eshte i qelbur fare!Edhe nese perballe do te ishte nje skuader shqiptare nuk do te ndodhte !

Kosta15/08/2020 17:51

Pse me duket pake si k...e ky presidenti i skenderbeut....ja la apo e shiti ndeshjen Barca ne 8 me 2......te kee te mendjes o president.....po te ishte si ti ai i Barces edhe munde te dyshohet....

Shto koment

Denonco