VIDEO/ Fitorja e shekullit, Bayerni ja mbledh 8-2 Barcelonës

VIDEO/ Fitorja e shekullit, Bayerni ja mbledh 8-2 Barcelonës

22:53, 14/08/2020

Në “Estadio da Luz” të Lisbonës u luajt çerekfinalja e Champions League mes Barcelonës dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Askush nuk do ta besonte para kësaj supersfide se rezultati final do të ishte 8-2 për kampionët e Gjermanisë.

Pritej një ndeshje e ekuilibruar, nga dy ekipet që kishin fituar 10 herë të dy bashkë Championsin (5 herë Bayerni dhe 5 herë Barcelona), por që u shënuan plot 10 gola.

Bayerni e nisi mjaft mirë, me golin e Muller në minutën e 4-t. Barcelona barazon me autogolin e Alaba (7’), por vetëm kaq, pasi gjermanët nisin dominimin total.

Perisic, Gnabry dhe sërish Muller realizojnë në pjesën e parë, duke e mbyllur 4-1.

Në të dytën përsëritet po i njëjti rezultat, 4-1 për bavarezët, që me rezultatin e përgjithshëm 8-2 sigurojnë biletën e gjysmëfinales, ku presin fituesin e çiftit Manchester City-Lyon, që do të luhet nesër mbrëma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco