Halili: Tirana është ekipi më i mirë sot në Shqipëri, duam të arrijmë grupet në Kupat e Europës

Halili: Tirana është ekipi më i mirë sot në Shqipëri, duam të arrijmë grupet në Kupat e Europës

19:11, 14/08/2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka vetëm një synim në Champions League, kualifikimin ndaj Dinamo Tbilisit në ndeshjen që do të luhet të mërkurën më datë 19 gusht në Gjeorgji.

Kreu i klubit bardheblu nuk mjaftohet vetëm me kalimin e turit të parë, por guxon edhe më tej kur thotë se kampionët e Shqipërisë do të “luftojnë” për të hyrë në grupe.

Në turin tjetër, nëse Tirana kualifikohet me Dinamon e Tbilisit do të përballet me kampionen e Serbisë, Crvena Zvezdën.

“Po përgatitemi që të bëjmë më të mirën në Kupat e Europës. Kërkojmë që të kualifikohemi. Këtë rrugë që kemi nisur do ta vazhdojmë, do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për skuadrën, për gjithë tifozërinë tonë. Shpresoj që ta realizojmë atë që kemi dëshirë, pra të vazhdojmë të luftojmë për të hyrë në grupe”, theksoi numri 1 i klubit bardheblu.

Por sa është Tirana e gatshme të ballafaqohet në Evropë me lojtarët që sapo kanë ardhur, duke patur paraysh se koha e merkatos ka qenë mjaft e shkurtër?

Nga ekipi që u shpall kampion janë larguar disa futbollistë duke filluar nga portieri Edvin Bakaj e me radhë Albi Doka, Sidibe, Dunga, Karabeci, Morina e Hasani, ndërsa janë afruar Toshevski, Najdovski dhe sulmuesi Albion Avdijaj.

Presidentin Halili e bind ky grup lojtarësh dhe deklaron se Tirana është ekipi më i mirë sot për sot në vendin tonë.

“Baza kryesore është e gjithë skuadra, pastaj përsa i përket se kush bën diferencën, duhen parë blerjet që kemi bërë në fushë. Se sa do jenë të aftë për të luajtur do të jetë stafi në gjendje t’i përcaktojë se kush do të luajë dhe kush nuk do të luajë për këtë ndeshje. Për vazhdimësinë them që do të jenë të gjithë gati. Mua ky grup lojtarësh me bind dhe them që është skuadra më e mirë sot për sot në Shqipëri”, deklaroi Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco