Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tami Kona në Syri TV: Ja kush e ‘groposën’ Skënderbeun

Tami Kona në Syri TV: Ja kush e ‘groposën’ Skënderbeun

18:56, 14/08/2020

Gjykata Federale e Zvicrës mori dy ditë më parë vendimin për Skënderbeun, duke i lënë në fuqi dënimin 10-vjeçar për të mos marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Analisti sportiv Tami Kona, i ftuar në emisionin e pasdites me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV foli për këtë çështje, duke theksuar se ky është dënimi më i rëndë për futbollin shqiptar.

“Është vendimi më i rëndë që ka marrë futbolli shqiptar. Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Skënderbeun dhe Gjykata Federale ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s, duke lënë fajtor Skënderbeun me atë dosje voluminoze.

Janë 4 ndeshje ato që kanë fundosur Skënderbeun dhe i takojnë vitit 2015. Dy janë në Ligën e Kampioneve, ajo ndeshje 4-1 me Dinamon e Zagrebit, por ajo që rëndon me tepër është sfida e fituar 3-2 nga Crusaders. Ndërkohë dy të tjerat janë po në vitin 2015 në grupet e Europa League me Lokomotivën e Moskës (0-3 në Shqipëri) dhe me Sportingun në Lisbonë (4-1). Padyshim në 100 vite futbolli shqiptar nuk ka marrë ndëshkim të tillë. Është i ekzagjeruar ky vendim”, deklaroi Tami Kona në lidhje “Skype” në Syri TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco