Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Milani arrin marrëveshjen talentin 17-vjeçar

Milani arrin marrëveshjen talentin 17-vjeçar

16:49, 14/08/2020

Milani zyrtarisht ka nënshkruar me 17-vjeçarin Emil Roback për 1.5 milionë euro.

Kuqezinjtë e blenë lojtarin nga klubi suedez Hammarby, që është në pronësi të Zlatan Ibrahimovic.

Roback ka bërë pesë paraqitje me Kombëtaren e Suedisë U-17, dhe për të ka pasur interes edhe nga Arsenali.

Kalimin e Roback te Milani e zyrtarizoi në rrjetet sociale vetë klubi suedez.

Hammarby ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Emil Roback. Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar largohet nga klubi dhe ai do të vazhdojë karrierën e tij në një nga klubet më të mëdha në botë. Vitin e kaluar Emil Roback nënshkroi një kontratë me ekipin e parë Hammarby-t, pas tre vjetësh në akademinë e klubit. Prej kohësh kishte interes nga klube të ndryshme dhe tani është e qartë se sulmuesi do të largohet nga Hammarby për t’u bashkuar me Milanin”, shkruhet në njoftimin e klubit të Hamarbyt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco