Klubi i njohur italian interesohet për Etrit Berishën

Klubi i njohur italian interesohet për Etrit Berishën

15:47, 14/08/2020

Etrit Berisha me shumë mundësi do të largohet nga SPAL këtë merkato. Portieri shqiptar zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën italiane, por që nuk mjaftoi për qëndrimin e tyre në Serie-A.

Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se për gardianin kuqezi interesohet klubi i Torinos. “Granatat”  e shohin portierin nga Prishtina si zëvendësuesin ideal të Salvatore Sirigusë, i cili mund të largohet.

Prej shtatë vitesh në Itali, tashmë portieri i Kombëtares është një prej atyre që ofron garanci. Në këtë mënyrë, Berisha duket se rivalizon me Sajmir Ujkanin.

Për këtë të fundit, do të shtohej edhe një herë tjetër rivaliteti me Berishën. Njësoj si në Kombëtare, kur ardhja e Etritit si titullar fiks u bë shtysë që Ujkani të linte Shqipërinë dhe të kalonte te Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco