Setien: Lewandowski është lojtar i mirë, por jo në nivelin e Messi-t

Setien: Lewandowski është lojtar i mirë, por jo në nivelin e Messi-t

15:23, 14/08/2020

Në prag të sfidës me Bayern Munich, trajneri i Barcelonës, Quique Setien doli në një konferencë për shtyp, ku përveçse foli për ndeshjen iu përgjigj edhe deklaratës së legjendës së kombëtares gjermane, Lothar Matthaus, i cili pak ditë më parë tha se Messi do të përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë: Robert Lewandowski-n.

Setien në konferencën për shtyp vlerësoi sulmuesin polak, por pohon se ai nuk është i nivelit të Messi-t.

“Lewandowski është një futbollist i mrekullueshëm, por ai nuk është në nivelin e Leos. Kjo është e qartë”.

“Tani ai është në formë të shkëlqyer. Ka shënuar 13 gola dhe merr asiste shumë të mira nga shokët e skuadrës, por ne e pamë çfarë bëri Leo kundër Napolit. Është mirë që e kemi mundësinë t’i shijojmë të dy”, ka thënë Setien, në konferencën para ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco