'Messi është idhulli im', Davies: Ja çfarë më tha babai kur mori vesh se do luanim me Barcelonën

'Messi është idhulli im', Davies: Ja çfarë më tha babai kur mori vesh se do luanim me Barcelonën

14:51, 14/08/2020

Momenti që Alphonso Davies ëndërronte tashmë është bërë realitet. Bayerni i tij do të përplaset me Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Davies do të ketë mundësin të takojë idhullin e tij të fëmijërisë, Lionel Messi.

Davies me siguri do të harrojë se kush është Messi. Ai pritet të luaj si mbrojtës dhe u shpreh se do të luante mirë për të mos lejuar messin që të shënoi.

Për të qenë i sinqertë, unë i kam humbur fjalët. Një ëndërr e bërë realitet (të takosh Messin), ”tha futbollisti 19 vjeçar.

Ai tregoi gjithashtu edhe një histori kur babai i tij e kishte telefonuar i entuziazmuar për ta përgëzuar që do të përballet me lojtarin e tij të preferuar.

“Babai im më telefonoi dhe tha ‘Ti do luash kundër lojtarit tënd të preferuar?’ dhe unë i thash: ‘Po’.. ai e di se unë e kam parë Messin që kur isha i vogël, tani do të luaj kundër tij. Është vërtetë diçka e bukur”, ka thënë Davies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco