Willian flet fjalët e para si lojtar i Arsenal

Willian flet fjalët e para si lojtar i Arsenal

14:16, 14/08/2020

Mesfushori brazilian, Willian firmosi me klubin e tij të ri. 32 vjeçari, i cili nuk rinovoi kontratën me Chelsea, nënshkroi një kontratë tre vjeçare me Arsenal , një nga rivalët e “Bluve”. I pyetur nga media e klubit londinez, Willian dha përshtypjet e para për skuadrën e re: "Më pëlqen mënyra sesi luajnë, gjithçka është e pabesueshme, stadiumi ... Dhe unë mendoj se me Arteta-n, Arsenali ka një mundësi të shkëlqyer për të luftuar përsëri në Premier League dhe kompeticionet europiane, kështu që unë jam shumë i lumtur për këtë. "

Willian nuk mundi t'i shmangej as pyetjes mbi pozicionin apo preferencën e tij në fushë. "Është një pyetje e vështirë, nuk e di! E lë atë në dorë të Arteta-s. Jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në të gjitha pozicionet. Mund të luaj gjithashtu djathtas, në mes, në të majtë. Unë dua ta ndihmoj skuadrën,  kudo që ata të më vendosin, do të përpiqem të jap më të mirë, ” tha ish-lojtari i Frank Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco