Ajeti sulmon West Ham-in: Meritoja më shumë minuta!

Ajeti sulmon West Ham-in: Meritoja më shumë minuta!

13:02, 14/08/2020

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, firmosi ditën e djeshme me skuadrën e Sëlltikut në Skoci.

Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares, Arlind Ajeti, pas aventurës jo fortë pozitive te West Ham në Angli, ka zgjedhur të transferohet te skuadra kampione e Skocisë, për t’u rikthyer sërish protagonist, ashtu si te Bazeli.

Pas kësaj lëvizje interesante në karrierën e tij, lojtari ka dhënë disa komente, ku edhe ka sulmuar ish skuadrën për minutat e pakta që i dhanë në dispozicion.

“Po, të them të drejtën meritova të luaja më shumë, nuk duhet ta fsheh këtë. I meritoja minutat”, ka thënë Ajeti.

“Por, ky është futbolli, është ashtu siç është. Jam i lumtur tani. Ajo që ka shkuar, ka shkuar dhe tashmë po shikoj përpara”, ka përfunduar Ajeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco